Pas grumbullimit të serbëve në Gazimestan të Obiliqit, ku shënojnë Ditën e Shën Vidit, ka ndodhur një incident.
Policia e Kosovës i ka konfirmuar Zërit se dy persona që dyshohet se ishin nën ndikimin e alkoolit kanë provokuar me ç’rast policia është detyruar të ndërmarrë veprime.
Të njëjtit janë zhvendosur nga masa dhe pasi janë ndalur provokimet, janë liruar.
“Gjatë manifestimit në Gazimestan, dy persona (dyshohet nën ndikim të alkoolit), kanë bërë disa provokime të përsëritura. Edhe përkundër vërejtjeve të dhëna nga Policia, të njejtit kanë vazhduar me provokime, dhe zyrtarët policorë janë detyruar të ndërmarrin veprime, për t’i ndaluar provokimet dhe për t’i zhvendosur nga masa. Të njëjtit pastaj janë liruar”, thuhet në njoftim nga policia.