Baltimore, 16 nëntor 2018 (MIA) – Në teatrin e qytetit amerikan Baltimore ka ndodhur një incident ku një burrë ka filluar të brohorit: “Hajl Hitler! Hajl Tramp! Incidenti ka ndodhur gjatë pauzës të një performance klasike, veprim i cili zhvillohet në një fshat hebre në Rusinë perandorake.
Pasi njeriu kishte filluar të brohoriste me përshëndetjen naziste, shikuesit janë shqetësuar dhe në panik kanë filluar të largohen nga teatri.
“Disa njerëz nga publiku, filluan të ikin. Unë mendova se do të dëgjoj të shtëna”, tha gazetari Rih Sher për Si-En-En, i cili ka qenë i pranishëm në shfaqjen “Violinist në çati”.