Një person është plagosur rëndë në një incident të armatosur në rrugën “Vlladimir Komarov” në komunën e Aerodromit. Dëshmitarë okularë për MIA-n kanë thënë se katër deri në pesë plumba e kanë qëlluar futbollistin M.J në pjesën e kokës dhe qafës. Disa kalimtarë të rastit e kanë futur personin e plagosur në një automjet privat dhe e kanë transportuar në drejtim të panjohur.
Ekipet policore tani më kanë arritur në vendin e ngjarjes. Sulmuesi është në arrati, ndërsa armën e ka lënë në vendin e ngjarjes. Emri i sulmuesit është i njohur për MIA-n, presim konfirmim nga MPB-ja.