Në ora 12 e 40 minuta në rrugën “Brigada e 2 Maqedonase” në Poliklinikën Çair, më saktësisht në repartin e pediatrisë dhe sportelin e Ndihmës së shpejtë mjekësore, ka arritur E. S nga Shkupi dhe ka filluar të bërtasë, të kërcënohet dhe të maltretojë mjekun A. N dhe motrën medicinale N. E të cilët ishin në ndërrim. E. S me vëllain e tij kanë sjellë mbesën në poliklinikë me ngërçe. Nga ana e mjekut në repartin e pediatrisë i kanë thënë se me makinën e ndihmës së shpejti duhet të dërgohet në klinikën e pediatrisë. Është kërkuar numri i telefonit të ndihmës së shpejtë mjekësore, por të njëjtit nuk janë lajmëruar menjëherë në telefon, ashtu që nga ana e mjekut të repartit të pediatrisë personat janë dërguar që të paraqiten personalisht në sportelin e ndihmës së shpejtë mjekësore që ishte në kuadër të poliklinikës.
Në atë moment E. S ka filluar të bërtasë dhe të godasë dyert ku pastaj ka kërcënuar motrën medicinale. Pastaj del edhe mjeku A. N, të cilin E. S ka filluar ta shtyjë dhe ta tërheqës, më pastaj duke ju kërcënuar me jetë nëse diçka i ndodhë fëmijës. Pas një kohe të afërmit e fëmijës kanë larguar E. S, ndërsa mjeku me personelin mjekësor kanë dërguar fëmijën. Pas ndriçimit të plotë dhe dokumentimit të rastit kundër personit do të bëhet një paraqitje e përshtatshme.