Incident në autobusin urban, kontrollorët rrahin pasagjerin (FOTO)

Pasagjerët në autobusin nr. 2 dje ishin dëshmitar të një imazhi të tmerrshëm.

Sipas një dëshmitari, dy kontrollorë kanë rrahur udhëtarin.
Pas kësaj kishte shumë reagime në rrjetet sociale për mënyrën e sjelljes së kontrollorëve ndaj udhëtarit ndërsa nga Ndërmarrja Publike për transport publik thanë se udhëtari i pari përdori dhunë fizike.

Pas incidentit përgjegjësit e Ndërmarrjes publike dolën në teren për të shqyrtuar rastin ndërsa kontrollorët dhanë dëshminë e tyre edhe në MBP.

Kontrolli i brendshëm i ndërmarrjes do të vërtetojë nëse edhe kontrollorët kanë faj në këtë rast gjegjësisht nëse kanë shkelur kodeksin e të punësuarve në këtë ndërmarrje.