Ditë zie për sportin e skive. Zvicerani Luca Barandun, 24 vjeç, ka ndërruar jetë ditën e diel, pas një aksidenti me parashutë, lajm që konfirmohet nga mediat helvete. Ngjarja tragjike ka ndodhur në qytezën e Schluein, në katonin e Grigioni. Rreth orës 11:00, teksa Barandum po ulej me parashutë në zonën e caktuar, ka pësuar një incident.
Për policinë rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta, ndaj është duke hetuar për këtë ngjarje. Barandun ka debutuar në vitin 2017 në garat e Kupës së Botës në ski, në pistën austriake të Wengen dhe në total ka marrë pjesë në 17 gara. Rezultati i tij më i mirë në Kupën e Botës është një vend i nëntë, në pistën e Bormio, sezonin e fundit.