Paris, 12 gusht – Një grua e armatosur para se të arrestohet nga ana e policisë së komunës në Nicë, ka arritur të gjuaj disa plumba në afërsi të tyre.
“Një grua e armatosur e cila ka shtënë disa herë pranë policëve të komunës dhe jo shumë larg stacionit të policisë në sheshin Saetone në Nicë, sipas videos, të postuar nga deputeti Erik Cioti në llogarinë e tij në Tuiter.
Sipas Radio Frans Blu, kjo grua është në moshën rreth të pesëdhjetave dhe me vete ka pasur armë nga lloji “Beretë” në të cilën ka pasur plumba pa kokë.
Ndërsa gazeta “Nica Matin”, shkruan se gruaja ka shtënë në ajër pasi ka synuar policët komunal.
Frans Blu saktëson se kjo grua ka probleme mentale.
Sipas dëshmitarëve ajo i ka sfiduar policët duke bërtitur: Gjuani, nuk kam çfarë të humbas.
“Falë qetësisë, guximit dhe përvojës, policët tanë komunalë arritën të neutralizojnë gruan e armatosur dhe mundësuan të shmanget përfundim dramatik. Jam krenar për burrat dhe gratë e policisë sonë komunale në Nicë”, komentoi kryetari i komunës së Nicës, Krisitian Estrosi, gjithashtu në Tuiter.
Policia e komunës në Nicë është e armatosur me armë të kategorisë B. Qyteti i Nicës u godit rëndë nga një sulm terrorist më 14 korrik të vitit 2016, kur u vranë 86 persona, ndërsa 458 u lënduan nga terroristi i cili me kamionë ka hyrë në popullin e tubuar.