Shkup, 23 maj – Në stacionin policor sot në orën 17:47, O.I. ka denoncuar se në rrugën “Hristijan Todorovski Karposh”, te pjesa e re pas mbikalimit nga ana e djathtë, prej dy automjeteve në drejtim të tij është shtënë me armë automatike, me ç’rast nuk ka të lënduar.
Nga MPB-ja për MIA-n informojnë se O.I. ka thënë se ka njohur disa prej sulmuesve. Ndryshe, të shtënat kanë ardhur nga “Folksvagen pajton” dhe “audi 4”, nga ana e disa personave. MPB-ja punon në ndriçimin e rastit.(koha.mk)