Është inauguruar pllaka përkujtimore kushtuar dëshmorit Beqir Sadiku – Komandant Sllupçani, luftëtar i tre luftërave kombëtare, të vendrënia e tij në kompleksin memorial “ëshmorët e Atdheut” në Haraçinë. Inaugurimi i pllakës përkujtimore u bë me rastin e Ditës së Dëshmorëve – 5 Maji, ndërsa të pranishëm ishin familjarë, shokë të luftë, si dhe qytetarë të shumtë. Paraprakisht, homazhe për dëshmorët u bënë në varrezat e Haraçinës, në Mateç, Hotël, Orizare dhe në varrezat e dëshmorëve në Sllupçan. (koha.mk)