Ylli shqiptar ka arritur të marrë 1 miliard dëgjime në platformën suedeze për muzikë “Spotify”.
Bebe Rexha ka arritur dëgjueshmëri me këngën “In the name of love”, të cilën e kishte realizuar në bashkëpunim me Martin Garrix.
Ka qenë vetë këngëtarja që e ka ndarë këtë lajm me admiruesit e saj, në Facebook.
Ajo ka falënderuar mbështetësit e saj, duke shkruar se e dinte që kjo këngë ishte speciale.