Instituti i Maqedonisë për mediume sot do ta ndajë çmimin “Nikolla Mlladenov” për shkrimin më të mirë hulumtues në vitin 2016. Në konkursin e këtij viti janë paraqitur 39 autorë me 69 shkrime të përpunuara në 97 tekste, të publikuara në portale të internetit, televizione dhe në javore. Çmimi për shkrimin më të mirë hulumtues ndahet tradicionalisht për të gjashtëmbëdhjetën herë, si pjesë e angazhimeve të IMM për avancimin e gazetarisë profesionale dhe të vlerave demokratike në vend.