Shkup, 22 mars – Instituti i Maqedonisë për Media (IMM) sot do ta ndajë çmimin “Nikolla Mlladenov” për storjen më të mirë investiguese në vitin 2018.
Solemniteti për ndarjen e çmimit do të mbahet në Muzeun e Qytetit të Shkupit.
Në konkursin e sivjetmë u paraqitën 30 autorë me 45 storje, janë përpunuar në 131 tekste/video kronika, të publikuara në portalet në internet, televizione, gazeta ditore dhe në javore.
Çmimi për storjen më të mirë investiguese tradicionalisht ndahet për të tetëmbëdhjetën herë, si pjesë e angazhimeve të IMM për zhvillimin e gazetarisë profesioniste dhe të vlerave demokratike në vend. (koha.mk)