Imazhe të rralla nga vila në Dhërmi ku pushon Rama, prej dhomës së gjumit deri tek kopshti

Eshtë bërë zakon prej tri vitesh që qëndra e pushtetit gjatë gushtit zhvendoset në Dhërmi. Prej aty kryeministri Edi Rama, pret zbathur dhe me pantallona të shkurtra gazetarët e Euroneës, për ti shpëënë mesazhe kërcënuese Europës. Prej aty ai publikon foto idilike të lumturisë familjare përkrah Zahos dhe Lindës. Po në të njëjtin vend ai pret miqtë e huaj si Toni Blair apo kryeministrat e rajonit si Ramush Haredinaj.
Image result for Edi rama zbathur
Image result for Edi rama dhermi
Image result for Edi rama dhermi
Po çfarë fshihet pas mureve të këtij mjedisi ku kalon verën njeriu më i pushtetshëm i Shqipërisë?
Vila qeveritare e Dhërmiut, një perlë e arkitekturës së mes viteve ’60, me një pamje të rallë që shikon nga karaburuni deri në Sarandë dhe prej të cilës mund të shohësh qartësisht korfuzin, u projektua nga Skënder Luarasi, enkas për Enver Hoxhën. Por lideri komunist shqiptar e përdori shumë pak sepse ai zakonisht preferonte, Pogradecin ose Vlorën. Gjatë kohës së regjimit, më shumë ajo u përdor nga anëtari i byrosë politike, që Ramës ia bëjë për dajë, Spiro Koleka.
Po ashtu në gjendjen që e lanë bllokmenët, ajo u përdor nga pak edhe nga Ilir Meta, apo Sali Berisha kur ishin kryeministra. Ky i fundit i riktheu një farë fame kur botonte prej andej videot e famshme si notar, të cilat më shumë sesa mitin e liderit pa moshë shërbenin për të shkaktuar të qeshura.
Image result for Edi rama dhermi
Image result for Edi rama dhermi
Image result for Edi rama dhermi
Image result for Edi rama dhermi
I njohur për dashurinë për bregdetin e jugut, në kohën kur deklaronte se do të plakej aty me Koçon, Edi Rama vendosi ta rinovojë totalisht vilën e vjetër të komunistëve që pararadhësit e tij e kishin lënë siç ishte. Ai i kaloi pushimet në rezidencën qeveritare të ujit të ftohtë në Vlorë derisa ajo të ndryshonte faqe. Gjë që u krye në verën e 2016. Nga brenda asaj iu ndrua pothuasje gjithçka. Jashtë lulishtet dhe verandat u bënë nga e para. Madje Rama u kujdes vetë që muret e brendëshme të zbukuroheshin me disa nga punimet më të mira të fondit të galerisë së arteve. Nga një vilë qeveritare ai e personalizoi atë. Asnjë hierark tjetër i shtetit nuk shkel dot më aty dhe në këtë pikë kryeministri aktual është edhe më i rreptë se Enver Hoxha që ia linte gjatë gushtit në përdorim parardhësit të tij të largët, Spiro Kolekës. Sot e deri sa të jetë në pushtet, ajo njihet me emrin vila e Ramës. Lapsi.al ka arritur të depërtojë brenda mureve të saj, për të parë dhomën e gjumit të rinovuar ku qetësohet lideri i rilindjes.