Ekrem Imamoglu edhe zyrtarisht është kryetar i Stambollit. Këshilli Qendror Zgjedhor i Turqisë sapo ia ka dhënë certifikatën e kryetarit të Komunës, ndërsa duket se partia e presidentit Rexhep Tajip Erdogan nuk do të dorëzohet.
Partia për Drejtësi dhe Zhvillim po sot i ka kërkuar Këshillit zgjedhor për një rikthim të zgjedhjeve për kryebashkiak në Stamboll, kryeqytetin financiar të vendit dhe qytetin e tij më të madh në vend.
Duke pretenduar për “parregullsi të organizuara”, partia e Erdoganit ka kundërshtuar për javë rezultatet e zgjedhjeve të 31 marsit, të cilat duket se kanë humbur me një diferencë të hollë.