Stamboll, 27 qershor – Politikani opozitar turk Ekrem Imamogllu sot edhe formalisht e ka marrë detyrën prefekt i Stambollit, pasi që të dielën fitoi në zgjedhjet e përsëritura lokale.
Imamogllu, nga Partia Popullore Republikane mori certifikat me të cilën zyrtarisht e ndërmerr funksionin më të lartë në qytetin më të madh të Turqisë, me mandat prej pesë viteve.
Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan dhe partia e tij për Drejtësi dhe Zhvillim, pas 25 vjetëve qeverisje, e humbën pushtetin në Stamboll. Në zgjedhjet lokale në mars, Erdogan humbi edhe në Izmir dhe Ankara.