“ILUZIONI I KONTROLLIT”. Bota është e mbushur me butona që nuk punojnë!

A e keni shtypur ndonjëherë butonin e këmbësorëve në një udhëkryq dhe ta keni pyetur veten nëse ka punuar me të vërtetë? Apo kur shtypni butonin për të mbyllur derën e ashensorit, e cila rrallë herë ndodh që të mbyllet pikërisht në momentin e shtypjes. Mirëpo edhe nëse e keni menduar, ju nuk jeni të vetmit dhe mund të keni të drejtë sepse në fakt bota është e mbushur me butona që në të vërtetë nuk bëjnë asgjë.

Ata ndonjëherë quhen “butona placebo”. Që ndryshe kuptohet që janë butona, të cilët mekanikisht janë në rregull dhe mund të shtypen, por në të vërtet nuk ofrojnë funksionalitet. Mirëpo këto butona mund të shërbejnë për një qëllim sipas Ellen Langer, psikologe e Harvardit, e cili udhëhoqi një koncept të njohur si “iluzioni i kontrollit”, shkruan CNN.

“Ata kanë një efekt psikologjik,” tha ajo në një intervistë telefonike. “Marrja e një veprimi të tillë(shtypja e butonit) i bën njerëzit të ndiejnë një farë ndjenje kontrolli mbi një situatë dhe kjo është diçka e mirë, sesa ata të jenë thjesht kalimtarë pasiv”.

Në qytetin e Nju Jorkut, vetëm rreth 100 nga 1000 butonat në kryqëzim funksiononin,  konfirmoi një zëdhënës nga Departamenti i Transportit të qytetit në një email. Ky numër është zvogëluar në mënyrë të vazhdueshme në vitet e fundit kur New York Times zbuloi se shumica e butonave të Nju Jorkut nuk bënin asgjë. E njëjta gjë ndodh edhe në shumë shtete të botës, pasi funksioni i butonave u zëvendësua me sisteme më të avancuara. Mirëpo, nevoja e butonave është e domosdoshme, kryesisht për personat e verbër kur kalojnë në rrugë me anën e të cilave ata orientohen.

Shpesh ndodh që kur hipim në ashensor, butoni për të mbyllur derën në shumicën e rasteve nuk vepron pasi dera mbyllet më vonë se koha kur shtypim butonin.” Por ka një arsye shumë të mirë pse ndodh kjo.

“Ndodh që dyert e ashensorit të mbeten të hapura për një kohë të gjatë pasi ashensori të jetë funksional për këdo që ka probleme me aftësi të kufizuara ose lëvizje, të tilla si përdorimi i patericave ose karrocë “, tha Brinkman. Ndryshe ndodh, vetëm  për zjarrfikësit, personelin e emergjencës dhe punëtorët e mirëmbajtjes, të cilët mund të anashkalojnë vonesën me një çelës ose një kod.

Termostatet në dhomat e hoteleve janë të njohura për të kufizuar gamën e temperaturës në dispozicion të përdoruesve, duke reduktuar kështu kostot e energjisë. Mirëpo e dimë që shpesh ndodh që ato thjesht të kenë dizajnin e një butoni, pasi në të vetët nuk sjellin asnjë funksion. Megjithatë, kanë  ndihmuar shumë njerëz të ndihen mirë, të cilët janë të fiksuar pas “të pasurit gjërat nën kontroll”. Ata i shërbejnë një qëllimi psikologjik të paktën dhe ndonjëherë ka efekt realisht.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com