Nju-Jork, 24 dhjetor – Një orë pune e miliarderit dhe inovatorit Ilon Maks kushton 900.000 dollarë. Këtë e kanë llogaritur ekspertë të cilët kanë marrë parasysh pagën dhjetëvjeçare dhe të dhënat cilat vet i ka treguar, ndërsa ajo është se punon 120 orë në javë.
Vlera e kompanisë së tij “Tesla” u rrit javën e kaluar për 11 për qind. Disa vlerësojnë se Ilon Maks ka fituar 1,43 miliardë dollarë. Në një intervistë për “Nju-Jork Tajms” Maks ka folur për planin e tij të punës, ndërsa miqtë kohë më parë e kanë këshilluar të merr pushim. Javë të lirë nuk ka pasur nga viti 2001 kur është sëmurë nga malaria, ndërsa ka pasur periudhë kur nga tre-katër ditë nuk ka dalë nga fabrika.
Maks është bërë simbol i “uorkoholistit”, sepse në dasmën e vëllait të tij ka qëndruar vetëm disa orë, ndërsa pastaj është kthyer në kompani të mbajë takime.
Supozohet se Maks peshon 23 miliardë dollarë, sepse të ardhurat e tij në Space X nuk dihen. Duke pasur parasysh se mesatarisht punon 17 orë në ditë, ndërsa gjatë dhjetë viteve ka fituar 55,8 miliardë dollarë, kjo do të thotë se një orë e tij vlen rreth 900.000 dollarë.