Ilire Dauti: Jemi duke përpilur tekstin final për ligjin për shtetësinë

36

Deputetja nga koalicioni ASH-AAA, Ilire Dauti në Click Plus, bëri të ditur se janë duke përpiluar tekstin final për ligjin për shtetësinë me të cilën do ta prezantojnë në takimin e fundit me Qeverinë.

“Ne e kemi marrë përsipër që draftin përfundimtar të ligjit për shtetësinë ta bëjmë gati dhe ta ofrojmë në takimin e fundit dhe takimi duhet të jetë brenda këtyre ditëve”, deklaroi Ilire Dauti – deputete ASH-AAA.