Ilira rikthehet me këngë të re.
Një emër që po depërton me hapa të suksesshëm në arenën ndërkombëtare është edhe ai i Ilira Gashit.
Këngëtarja ka publikuar projektin e saj të ri me titull “Anytime”, të cilin e solli në bashkëpunim me Phil The Beat.
Kësaj kënge, ata ia shoqëruan edhe videoklipin, në të cilin këngëtarja shqiptare vjen atraktive dhe në disa skena edhe provokuese.