Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës (LSHK), sapo e ka botuar poemën “Adem Jashari”, nga këngëtari dhe poeti i mirënjohur shqiptar, Ilir Shaqiri, e cila vije për lexuesin shqiptar në vigjilje të 20-vjetorit të Epopesë së Jasharajve të Prekazit.

Artisti Shaqiri i është rikthyer Kryeheroit të Kosovës – jo si rëndom përmes muzikës, por kësaj radhe përmes letërsisë, duke e shndërruar heroin e real-historik në hero letrar.

Poema e Ilir Shaqirit “Adem Jashari” është nga të rrallat (në mos e vetmja gjerë më tani) që trajton temën e heroit nacional të Kosovës në letërsi dhe e njëjta provon të jetë një vazhdimësi e traditës së eposit heroik që e krijuan autorët e traditës, si: De Rada, Naimi, Noli, Fisha etj. Poema ka 28 pjesë, apo këngë, të shkruara me disa lloje vargjesh duke filluar nga tetërrokëshi.

Advertisements

Ka disa vite që kur  Ilair Shaqiri i është rikthyer pasionit të tij të hershëm për letërsinë, ndërsa ka botuar dy romane “Tan Temali” dhe “Lemza e dheut”, ndërkaq ka botuar po ashtu edhe një libër me studime nga fusha folkloristikës dhe estetikës me titull “Estetika dhe semiotika në krijimtarinë e nënës”.

Autor: RTKlive