Tiranë, 28 nëntor – Presidenti shqiptar Ilir Meta së bashku me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, me kujdes e ndoqën aksionin për kërkim dhe shpëtim që zbatohet në njërën prej ndërtesave të dëmtuara nga tërmeti në Durrës, raporton KOHA.
Së bashku me ta ishte zëvendëskryeministri Bujar Osmani, lideri i BDI-së Ali Ahmeti dhe deputetë.
Presidenti Meta u takua edhe me forcat speciale për raste emergjente të cilat nga Maqedonia e Veriut erdhën për të kontribuuar për tejkalimin e pasojave prej kësaj katastrofe natyrore, të cilat janë të stacionuara në Gjimnazin “Naim Frashëri”.
Ai shprehu falënderim të madh për angazhimin e tyre, profesional dhe sakrificën në aksionet për gjetje dhe shpëtim se kontributin e tyre nuk do ta harrojnë asnjëherë.
“Ky është moment i rëndësishëm i demonstrimit të solidaritetit midis dy shteteve tona dhe konfirmim për bashkëpunimin në fushën e gjendjeve të jashtëzakonshme qytetare. Dëshiroj ta shpreh falënderimin tim deri tek presidenti Pendarovski, kryeministri Zaev dhe të gjithë përfaqësuesit e politikës në Maqedoninë e Veriut, të cilët janë me ne nga fillimi dhe vazhdojnë të jenë me ne në ballafaqimin me këtë katastrofë dhe këto pasoja të rëndësishme, siç keni parë dhe dini më së miri prej cilitdo”, ka thënë Meta.
Lideri i BDI-së, Ahmeti ka shprehur falënderim për pjesëtarët e ekipit shpëtimtar të Maqedonisë dhe ka shfaqur shpresë se më nuk do të ketë tragjedi të tilla, duke shtuar se “këto janë raste të paparashikueshme dhe duhet të jemi të gatshëm”.
Në ndërkohë shpëtimtarët e Maqedonisë së bashku me ata turk, serbë dhe spanjollë e kanë gjetur trupin e pajetë të një burri 54 vjeçar nga nën rrënojat e hotelit “Miramare” në Durrës, ku kishte punuar që është viktima e 47-të e tërmetit. (koha.mk)