Shkup, 19 dhjetor – 35 mijë euro do të duhet të ndajnë qytetarët që ti blejnë veturë të re drejtorit të traumatologjisë, Ilir Hasani.
Sipas shpalljes që e ka publikuar portal Sakamdakazam.mk. Hasani kërkon veturë dizel, me pesë dyer, funksionimi të paktën 1.950 centimetra kub.
“Makina është duke u blerë për drejtorin, më saktësisht për mua. Ku planifikohet të realizohet vitin e ardhshëm dhe është miratuar më parë nga Bordi i Drejtorëve të Klinikës. Brenda klinikës tonë, e cila në fakt përbëhet nga katër klinika të mëdha, hyn dhe spitali ortopedik për foshnjat dhe shtëpia e fëmijëve në Aeropodrom. Deri tani nuk kam arritur asnjë mënyrë të gjej një formë për të punësuar një shofer, i cili mund të më vozit mua, me makinën time private dhe për këtë arsye do të sigurojë makinë për zyrën e drejtorit “, tha Hasani.