Shkup, 10 tetor – Nikolla Ilievski do të jetë trajneri i ri i Renovës. Lajmin e kanë konfirmuar edhe drejtuesit e klubit në faqen e tyre në “Facebook”. “Zyrtare, Nikolla Ilievski është trajner i ri i KF Renovës. KF Renova i uron fat dhe shumë suksese në drejtimin e skuadrës”, shkruan në faqen e klubit në “Facebook”, transmeton gazeta KOHA.
Ilievski në postin e trajnerit vjen në vend të Jeton Beqirit, i cili dha dorëheqje.