Strasburg, 1 shkurt – Jovan Ilievski e dha betimin si gjykatës pranë Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, lajmëroi korrespondenti i MIA-s. Ilievski prej sot zyrtarisht do të kryesojë në institucionin gjyqësor evropian më prestigjioz, garantuesin e të drejtave të njeriut në Evropë – Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, pasi e dha betimin solemn. Ai në Gjykatë kryeson në emrin e Republikës së Maqedonisë, por vendimet e gjykatësve nuk merren sipas bazës nacionale të përkatësisë së njërit shtet anëtar ose tjetrit në Këshillin e Evropës. Ilievski ishte zgjedhur për gjykatës në sesionin vjeshtor të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës të mbajtur në tetor të vitit 2016. Mandati i tij do të zgjasë nëntë vjet. Tani për tani në format e tanishëm të Gjykatës së Strasburgut, ai është anëtar i seksionit të parë të Gjykatës. Jovan Ilievski në funksionin e gjykatësit evropian për të drejtat e njeriut e trashëgoi gjykatësen e deritanishme Mirjana Lazarova-Trajkovska, e cila pas nëntë viteve të kaluara në këtë funksion dhe vitet e fundit si kryetare e seksionit të pestë, e braktisi funksionin pas fundit të mandatit më 31 janar.