Një nga lojtarët më të mirë të Atalantës këtë sezon ka qenë pikërisht slloveni Josip Ilicic. I lidhur shpesh me zërat rreth merkatos, mesfushori i avancuar ka zbuluar së fundmi se edhe Roma është një nga ekipet që ka kërkuar shërbimet e tij, por marrëveshje mes palëve nuk pati. Ilicic deklaroi se atij do t’i pëlqente të vishte fanellën verdhekuqe, por gjithsesi në Bergamo ndihet shumë mirë. 31-vjeëari u bashkua me Atalantën në verën e vitit 2017, ndërkohë që kontrata e tij përfundon në qershor të vitit të ardhshëm.