Eurodeputeti bullgar nga radhët e partisë liberale “Lëvizja për të drejta dhe liri” (LDL), Ilhan Quçuk, është raportuesi i ri për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin e Evropës.
Vendimi është miratuar mbrëmë në Komisionin për çështje të jashtme në Parlamentin Evropian.
Quçuk në këtë pozitë do ta zëvendësoj sllovenin Ivo Vajgëll, dhe aty do të qëndroj për pesë vitet e ardhshme.
Roli i raportuesit në Parlamentin e Evropës, është që t’i përgatisë raportet për reformat e përparimit të Maqedonisë së Veriut, të cilët shërbejnë si bazë për qëndrimin e Parlamentit Evropian.
Ilhan Quçuk, është politikan bullgar nga partia liberale “LDL”, e cila i takon familjes socialdemokrate, ku merr pjesë edhe partia e presidentit të Francës.
Ky është mandat i dytë i Quçuik, në Parlamentin Evropian, si anëtar i Komisioni për çështje të jashtme dhe nënkryetar i delegacionit evropian në kuadër të Komitetit të përbashkët parlamentar për Turqinë. (koha.mk)