Ilegalisht punonin në Shkup, arrestohen 20 shtetas të huaj

Policia kufitare në bashkëpunim me policinë e Shkupi kanë arrestuar 20 shtetas të huaj të cilët kanë keqpërdorur qëndrimin turistik dhe në mënyrë joligjore kanë kryer punë në ndërtimin e objekteve.

Nga MPB theksojnë se në qendër të Shkupit, në ndërtimin e objektit të lokalizuar në mes rrugës “J.Mijallkov” dhe rrugës “M.H.Jasmin” janë zbuluar 11 shtetas të Kosovës, nga katër shtetas të Shqipërisë dhe Turqisë, si dhe një shtetas nga Irani, të cilët ilegalisht kanë punuar në objekt, përcjellë KOHA.

Personat, shtetas të huaj janë arrestuar dhe dërguar në stacionet policore Qendër dhe Kisella Voda për procedurë të mëtejshme.

Në konsultim me prokurorin publik, janë ndërmarr aktivitete të mëtejshme për të përcaktuar përgjegjësinë e personave juridikë.(koha.mk)