Është këngëtare dhe gazetare, mbërthente pas radios mijëra dëgjues, e saktësisht pas radios SuperStar. Prej disa kohësh ajo i mungon ekranit të televizioneve muzikore, sepse i është përkushtuar jetës personale. Rikthehet me një baladë – “Shpirti im e di”, një dedikim për një nga njerëzit e saj të afërt që ka ndërruar jetë. Stine është marrë me tekstin dhe aranzhimin e këngës dhe ne ju ftojmë të lexoni intervistën me Ildën për InfraRed të gazetës KOHA!
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: Ilda, një emër jo pak i njohur në showbiz, ku ka qenë gjithë këto kohë Ilda?
Gjatë kësaj kohe kam qenë pauzë, i jam dedikuar familjes dhe çështjeve personale të mijat, e pas këtij pushimi mendova të rikthehem me një baladë që ju besoj e keni dëgjuar dhe parë klipin e saj.
KOHA: Pse ky rikthim pikërisht tani dhe për më tepër me një baladë?
U riktheva me këtë baladë që është një dedikim i veçantë për një nga njerëzit e mi më të dashur, që sot është engjëll atje lart në qiell.
KOHA: Më trego diçka më shumë..!
Duke qenë se është dedikim që më ka prekur shpirtin, kjo baladë u bë menjëherë pasi nip ii bashkëshortit tim, ndërroi jetë në një aksident fatal për të.
KOHA: Cilat janë pritshmëritë e Ildës nga kjo këngë dhe klip?
Unë dua vetëm të bëj Klevin krenar atje lart nga edhe po na sheh, besoj ka prekur dhe do prekë zemrat e publikut.
KOHA: Ke ndonjë merak që do ta shprehesh përmes kësaj interviste?
Oh, meraku im janë nipi dhe mbesat që i kam larg dhe nuk rri dot me ta gjithë kohës e që më ka marrë malli shumë. (Buzëqesh)
KOHA: Çfarë shikon në të ardhmen në muzikë dhe gazetari?
E shikoj veten 50% në muzikë dhe 50% në gazetari,.Jam e lidhur me të dyja shumë dhe nuk i ndaj dot.
KOHA: Çfarë mund ti bashkojë këto dy profesione?
I bashkon dëshira ime e madhe për t’i bërë të dyja, sepse të dyja mbushin shpirtin dhe mendjen time.
KOHA: Si do e mbyllim këtë intervistë?
Uroj që kënga t’ju ketë pëlqyer dhe ti dedikohet te gjithëve atyre që njerëzit e dashur i kanë lart në qiell. Falënderoj pa fund Stinen për këtë tekst dhe muzikë kaq të bukur që kë bërë për këtë këngë….! Unë do vazhdoj të këndojë dhe do vijnë me projekte të reja shumë shpejt. Ju falënderoj shumë për intervistën!