Ilaçi më i shtrenjtë në botë, “Zolgensma” nga kompania farmaceutike “Novartis”, së shpejti do të jetë në dispozicion edhe në Gjermani. Një injeksion i vetëm ndihmon në trajtimin e një sëmundjeje të rrallë të muskujve te foshnjat – dhe kushton dy milion dollarë.
Një injeksion kushton 2.1 milion dollarë. Ky çmim e bën ilaçin më të shtrenjtë në botë. Me ilaçin e ri për atrofinë muskulore kurrizore konglomerati farmaceutik zviceran “Novartis” në tremujorin e tretë të këtij viti kihste fituar 10 për qind më shumë në 12.2 miliardë dollarë.
Nga korriku deri në shtator, “Solgensma” gjeneroi 160 milion dollarë të ardhura, tha “Novartis”. Gjysma e pacientëve që blenë ilaçin ishin trajtuar më parë me produktin konkurrues amerikan “Biogen”.