Covid-19 po kthehet më tepër në shqetësim mendor. Numri i vetëvrasjeve ka pësuar rritje në krahasim me të njëjtën shifër të viteve të mëparshëm dhe statistikat flasin në nivel botëror. Por indeksi më i rëndë është Japonia, ku vetëm në muajin tetor janë shënuar 2153 vetëvrasje, më tepër viktima se çka shënuar deri tani pandemia atje, që janë 2050.
Ndërkohë, në Itali 77 vetëvrasje dhe 44 tentativa për t’i dhënë fund jetës si pasojë e rëndesës psikologjike nga Covid-19. Pikërisht mbi këtë problem kaq të rëndë është kryer një studim, sipas të cilit, rreziku i vetëvrasjes mund të jetë i lidhur me përdorimin e klorokinës e hidroksiklorokinës, ilaçe të përdorura për kurimin e koronavirusit, që kanë si efekt anësor pikërisht shqetësimet psikiatrike.
Konkluzioni dhe thirrja mbërrin në përfundim të një revizionimi për të gjitha të dhënat që disponohen mbi këto ilaçe e që do të kryhet nga Agjencia Evropiane e Medikamenteve – EMA. Në portalin e entit rregullator evropian thuhet se hetimet për të gjetur shkaqet e vetëvrasjeve kanë nisur në muajin Maj të këtij viti, pas rasteve të shënuara gjatë valës së parë të pandemisë.