Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës u diskutua edhe për barnat që po qarkullojnë nëpër tregun kosovar, sipas nënkryetarit të Kuvendit, Xhavit Haliti, barnat në vendin tonë prodhohen nga mafia.
Ilaçet që çdo herë na përshkruajnë mjekët nuk kanë kurrfarë ndikimi ose shërimi, sepse ato janë të prodhuara nga mafia enkas për Kosovë, ka thënë nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, shkruan gazetametro.net.
“Çdo herë që ne marrim ka një grumbull ilaçe të përshkruara, nuk kanë asnjë ndikim sepse janë të prodhuara nga mafia që i sjell në Kosovë”, ka thënë Haliti.
Në seancën e sotme u diskutua po ashtu edhe për mishin e prishur që kishte ardhur nga Belgjika si dhe mishi që u sekustrua këto ditë nër qytetet e Kosovës, deputetët kërkuan formimin e një komisioni hetimor për këtë.
Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën me gjysmë orë vonesë, edhe pse nuk kishte kourum të mjaftëuar për të filluar seanca.Kryesuesi i Kuvendit, Xhavit Haliti ka filluar seancën e sotme edhe pse nuk kishte kourum për t’i votuar pikate mbetura nga dita e djeshme.