Shkup, 30 shtator – Ministria e Shëndetësisë në krye me ministrin Arben Taravari, ka emëruar kardokirurgun D-r.Omer Xheladini për këshilltar nacional në Ministrinë e Shëndetësisë. Mjeku kardiokurg, në saj të angazhimit të tij profesionaël në Maqedoni, reagon dhe sqaron se tërhiqet nga ky post për arsye të profesionin dhe angazhimit të tij si mjek për mbarë qytetarët.
Në reagimin e tij mirënjohës thuhet: “Pas publikimit të lajmit në mediat e vendit për emërimet e reja të këshilltarëve nacional të Ministrit të Shëndetësisë, Unë, Prof. D-r Omer Xhemaili, dua të distancohem nga ky vendim që ka marrë Ministria e Shëndetësisë. Unë falënderoj Ministrinë e shëndetësisë për konsideratën që kanë pasur ndaj meje që të më emërojnë në këtë pozitë dhe për perkrahjen e deritanishme , por, angazhimi im në profesion dhe në jetën akademike dhe private, nuk ma mundëson edhe një angazhim shtesë. Prandaj dua publikisht të distancohem nga ky vendim që ka marrë Ministria e Shëndetësisë, dhe me mirëkuptim, kërkoj largimin e emrit tim nga lista e këshilltarëve nacional në Ministrinë e Shëndetësisë. Unë, Prof. D-r Omer Xhemaili, ashtu sikurse edhe deri më tani, do e vazhdoj angazhimin tim profesional në Maqedoni, duke ndihmuar përmes profesionit tim human dhe duke qenë në gjendje gatishmërie sa herë që të kërkohet nga unë të ushtroj profesionin tim, apo të ndihmoj Republikën e Maqedonisë në përgatitjen e kuadrove të reja, për sfidat që i presin në mjekësinë (kardiokirurgjinë) moderne”.
Refuzimi i D-r. Omer Xheladinit është një sfidë e madhe për mjekësinë dhe shëndetin e qytetarëve të Maqedonisë dhe kjo vetëm kaq. Humanizmi i tij profesional është mbi të gjitha duke anashkaluar postet shtetërore që janë të dobishme për personalitetin e tij, por mjeku në fjalë e vë në rend të parë profesionin e shëndetësisë dhe pacientin.