“Iku koha e bollëkut”, Citroën prezanton makinën bazike dhe kursimtare (FOTO)

Oli është makina më e re e prezantuar nga marka franceze Citroën, që kërkon të japë një mesazh të fortë te konsumatorët.

“Iku koha e bollëkut” është një nga frazat që tha në prezantimin e makinës, CEO i Citroën, Vincent Cobée, i cili u shpreh gjithashtu se “në vend që të jetë si një pallat mbi rrota, me shumë ekrane dhe pajisje, Oli tregon se vetëm me gjërat e nevojshme mund të përmbushet nevoja për një transport të lirë dhe tërheqës”.

Kjo makinë elektrike, që ka një autonomi prej 400 km dhe një peshë prej vetëm 1 ton, është 4.2 metra e gjatë, 1.9 e gjerë dhe 1.65 e lartë.

Advertisements