Ajo është vlerësuar si një ndër femrat më të bukura në botë, dhe kjo me të drejtë. Aktorja e njohur italiane Monica Bellucci mbushi dje plotë 53 vjeçe. E lindur në 30 shtator të vitit 1964, ajo ka marrë pjesë në filma që kanë patur një sukses jo vetëm në Itali, por edhe në mbarë arenën ndërkombëtare siç janë : “Drakula”, “Malena”, “Matrix”, “Pasioni i Krishtit” etj. Beluçi gjithashtu është e para femër italiane që është nderuar me çmim nga Festivali i Kanës ne vitin 2003. Në një postim në profilin e saj në Instagram ajo nuk ka harruar që të falënderojë të gjithë fansat që e kanë uruar.