Mbrojtësi i majtë i Barcelonës, Jordi Alba, rrezikon të mos firmosë rinovimin e kontratës me skuadrën “blaugrana” e cila skadon në vitin 2020. Ai ndodhet te skuadra e Barcelonës që prej vitit 2013, duke realizuar 7 gola në 178 ndeshje me fanellën e këtij ekipi, por duket se palët janë pranë divorcit. Ka kohë që përflitet për një rinovim kontrate, e cila në fakt nuk po vjen, pasi palët nuk po gjejnë gjuhën e përbashkët.
Jordi Alba konsiderohet si një nga mbrojtësit e majtë më të fortë në botë, por duket se e ardhmja e tij do të jetë Seria A, pasi Juventusi është vënë në “ndjekje” të tij, duke qenë gati ta sjelle në Torino. Aktualisht lojtari 29-vjeçar përfiton 5 milionë euro në sezon, shumë të cilën bardhezinjtë janë gati ta paguajnë për të marrë lojtarin me kosto zero pas një viti (lojtari ka një klauzolë me vlerën e 140 milionë eurove).