Andorra dhe Shqipëria kanë zhvilluar në mbrëmje stërvitjen e fundit në “Estadio Nacional” para ndeshjes së sotme. Të dyja kombëtaret vijnë pas humbjeve 2-0 në shtëpi, kuqezinjtë pas disfatës ndaj Turqisë shkarkuan edhe trajnerin Christian Panucci.
“Ndryshimi i trajnerit do t’i motivojë ata më shumë në këtë aspekt, por është një situatë të cilën do të përpiqemi që ta kthejmë në favorin tonë”, deklaroi para ndeshjes trajneri i Andorrës, Koldo Alvarez.
Andorra pritet që të bëjë disa ndryshime në formacion, ashtu si edhe kombëtarja jonë, por gjithçka mbetet që të zbulohet sonte në mbrëmje.