Shkup, 25 shtator – Ministria e Kulturës pritet të shpallë një konkurs të ri për emërimin e drejtorit të Shtëpisë Përkujtimore “Nënë Tereza”, shkruan gazeta KOHA. Vendi i mbetur bosh pas dorëheqjes së drejtoreshës së emëruar në këtë post në fillim të muajit shtator, Nafije Selmani, kuadër i Lëvizjes “Besa”, pritet të zëvendësohet me një emër të ri.
Për momentin ky institucion drejtoret nga një prej kustosëve Adrijana Jeliq, ndërsa në ueb faqen e këtij institucioni ende si drejtoreshë figuron emri i Renata Kutera Zdravkovkës, që e drejtoi shtëpinë përkujtimore për gati një dekadë, që nga themelimi, në vitin 2009.
Kjo drejtori prej kohësh i ka takuar Bashkimit Demokratik për Integrim, por prej më shumë se katër vitesh, nuk emëroi asnjë drejtor shqiptar. Në Shtëpinë Përkujtimore nuk ka asnjë kustos shqiptar, ndërsa punonjësi i vetëm shqiptar është në dyqanin e suvenirëve. (koha.mk)