“Të vetmit instrumente që një fëmijë duhet të përdorë janë lapsi dhe libri. Janë këto instrumentet e lirisë”. Quhet Ikbal Masih, është 12 vjeç, por nuk është një fëmijë. Sepse në moshën 12 vjeçare, fëmijët luajnë me shokët, shkojnë në shkollë, shkelmojnë një top nëpër rrugët e qytetit. Kurse Ikbali jo. Ka një jetë të tërë që punon.
Iqbal lindi në Pakistan në një familje të varfër. Që në moshën 4-vjeçare punonte në një furrë. Ishte vetëm 5 vjeç kur i ati e shet në këmbim të një borxhi, tek një prodhues tapetash. Aty, Ikbal punonte nga 10-12 orë në ditë, bashkë me fëmijë të tjerë. Në moshën 9-vjeçare arrin të largohet nga fabrika dhe bëhet aktivist, merr pjesë në shumë manifestime kundër shfrytëzimit të minorenëve.
Fillon dhe udhëton, merr pjesë në konferenca për të sensibilizuar opinionin publik, mbi të drejtat e mohuara të fëmijëve të shfrytëzuar në Pakistan. Ikbal bëhet një simbol, historia e tij bëhet burim frymëzimi në të gjithë botën, për të ndërgjegjësuar. U bë simboli i luftës kundër shfrytëzimit të fëmijëve. Deri më 16 prill 1995, kur e qëlluan me armë në rrethana të paqarta. Kur vdiq ishte 12 vjeç.