Kur të gjithë shpresonin për një zgjidhje konsensuale të situatës mes Interit dhe Mauro Ikardit, prestigjiozja italiane “La Gazzeta Dello Sport” para pak çastesh ka publikuar një lajm “bombë”. Sipas kësaj të fundit argjentinasi i është drejtuar gjykatës për të zgjidhur problemet e tij me skuadrën, të nisura që në shkurt të këtij viti, por që arritën kulmin në fillim të verës, me Marottën që konfirmoi se ish kampiteni nuk bën pjesë në planet e skuadrës.
Duke parë situatën e krijuar, Ikardi ka paditur Interin në gjyaktë, nga ku kërkon ri-integrimin e menjëherëshëm në skuadër dhe dëmshpërblimin me 1.5 milionë euro për të gjithë gjërat që kanë ndodhur gjatë kësaj vere. Kjo lëvizje e argjentinasit nuk bën gjë tjetër përveçse tensionon edhe më shumë raportet mes tij dhe klubit zikaltër, ndërsa kur kanë mbetur edhe 3 ditë nga mbyllja e merkatos, e ardhmja e Ikardit mbetet e paqartë.