Mauro Ikardi është një nga emrat më të nxehtë në këtë merkato, i cili duhet të vendosë për të ardhmen e tij larg Interit.
Sipas asaj që shkruan sot “SportMediaset”, sulmuesi 26-vjeçar ka tre alternativa në mendjen e tij. Argjentinasi do të presë Juventusin të arrijë një marrëveshje me Interin, deri në datën 10 gusht, në rast se marrëveshja nuk arrihet deri në këtë datë, lojtari do të shikojë një alternativë tjetër.
Alternativa tjetër mban emrin e Napolit, të cilët gjithashtu interesohen për sulmuesin ziklatër. Në rast se dështon pista Juventus, Ikardit do t’i pëlqente të transferohej tek të kaltërit, të cilët janë të gatshëm të ofrojnë deri në 60 milionë euro.
Por, gjithashtu eksizton edhe një alternativë e tretë për të ardhmen e tij, e cila është qëndrimi tek zikaltërit, duke marrë pagën e tij dhe duke mos luajtur asnjë ndeshje.
Sigurisht që alternativa e parë e kënaq më shumë argjentinasin, por duhet pritur data 10 gusht, për të parë se çfarë do të bëjë “zonja e vjetër”.