Kapiteni i Interit, Mauro Ikardi nënshkroi kontratë të re me klubin italian, transmetoi “Koriere dela Sport”. Sipas informacioneve, klauzola për blerje në marrëveshjen e re të sulmuesit të Argjentinës arrin 160 milionë euro. Në kontratën paraprake, ajo ishte 110 milionë euro. Kontrata e re i solli kushte të përmirësuara financiare, sipas të cilit Ikardi do të marrë tetë milionë euro në vit, pasi që deri më tani ka marrë 3,5 milionë euro. Kontrata është vazhduar për dy vite – deri në fund të vitit 2022/2023. Ikardi luan për Interin nga viti 2013 dhe ka 107 gola në 182 ndeshje.