Interi i Luçiano Spalettit ka fituar kundër Atalantas, duke konfirmuar vendin e dytë në klasifikim, në ndjekje të kryesuesve të Napolit. Trajneri toskan foli për mikrofonat e “Mediaset Premium”, teksa ka përgëzuar ekipin e tij dhe vlerësoi Mauro Ikardin, autorin e dy golave të triumfit të së dielës mbrëma. “Ne kemi fytyrën dhe identitetin tonë”, – tha trajneri i Interit. – Kemi luajtur një lojë të pjekur. Jemi në një moment të rëndësishëm dhe e dimë se ku dëshirojmë të shkojmë. Ikardi është një kampion, por unë mendoj se fitoret janë të skuadrës”, u shpreh Spaletti, duke pranuar se i nevojiten 4-5 lojtarë. “Kam nevojë edhe për 4-5 lojtarë, sepse në një kampionat të duhen lojtarë të freskët dhe me cilësi të barabartë. Ne, anti-Napoli? Nuk e di. Të vazhdojmë kështu. Kemi nevojë për t’u përmirësuar shpejt në kaq shumë gjëra”, nënvizoi më tej ai. Në mënyrë të pashmangshme një koment mbi situatën në stolin e kombëtares italiane: “Ju nuk mund të dini çdo gjë në paraprakisht, por duhet vlerësimi i duhur dhe të bëhen zgjedhje korrekte. Nëse do të sulmojnë të gjithë Venturën, bëhet e vështirë për të gjetur një tjetër. Mesazhi që kalon është se gjithmonë faji i përket trajnerit, kështu që drejtuesit janë në rregull”, deklaroi Spaletti.