Igor Durlovski po largohet nga funksioni i deputetit

28

Shkup, 23 tetor – Deputeti i VMRO-DPMNE-së Igor Durlovski po largohet nga funksioni i deputetit.

Durlovski, i cili mori pjesë në zgjedhjet parlamentare në zgjedhjen për funksionin e deputetit në koalicionin “Për Ripërtërirjen  e Maqedonisë”, këtë vendim të tij mbrëmë e publikoi në Fejsbuk.

“Interesat kombëtare, drejtësia për të përndjekurit padrejtësisht dhe një shtet normal për fëmijët tanë ishin / janë përparësitë e mia. Ulësja e deputetit nuk të len të qetë kur pragma politike bëhet më e rëndësishme sesa morali. Prandaj, unë po largohem nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë dhe u uroj kolegëve nga koalicioni ‘Për Ripërtëritjen e Maqedonisë’ këmbëngulje, qëndrueshmëri, mençuri, të cilën jam i sigurt se e kanë. Nuk mund ta bëj atë që thashë, por tani nuk do ta them dhe do të vazhdoj ta bëj! Unë u qëndroj besnik përkrahësve të mi dhe zërit të tyre. Urime Ditën e luftës revolucionare maqedonase”, ka shkruar Durlovski në profilin e tij në Fejsbuk.