Manastir, 14 qershor – Një traditë e filluar para nja 13 vitesh, shtrimin e darkave (iftareve) të ramazanit për skamnorët, OH “El Hilal” vazhdon ta shtrijë edhe më tej. Në kuadër të këtij aktiviteti humanitar, të martën mbrëma kjo organizatë,e cila vazhdimisht kur e ka imponuar nevoja ka qenë pranë manastirasve, organizoi iftar për skamnorët myslimanë të këtij qyteti më të përvuajtur, në mesin e të cilëve qëndroi kreu i Organizatës, Behixhudin Shehapi dhe një pjesë e kryesisë së organizatës, të cilët kishin ardhur për t’ua bërë të ditur manastirasve se nuk janë të harruar dhe të lënë pas dore, siç shprehemi shpesh herë.
Falë reputacionit ndërkombëtarë që gëzon organizata, ka krijuar miq të sinqertë nga bota, të cilët i përkrahin aktivitete humanitare edhe materialisht. Sipas fjalëve të kreut të Organizatës, z,Behixhudin Shehapi edhe aktivitetet e këtij Ramazani i përkrahën dhe materialisht mundësuan që të realizohen donatorë nga Republika e Turqisë. ”Organizata të ndryshme humanitare turke, komuna nga mbarë territori i Turqisë, biznesmenë të ndryshëm, ndihmojnë pa kursyer organizatën tonë. Kjo na mundëson që, të paktën, në këtë muaj të Ramazanit t’ua zbusim sado pak varfërinë nevojtarëve në këtë momente jashtëzakonisht të vështira. Ne kur nuk i kemi harruar dhe ndarë manastirasit dhe kështu do të vazhdojmë të sillemi edhe në të ardhmen”, ishin fjalët e kryetari Shehapi. (Q.H.)