IFAB Premier Ligës, përdoreni VAR’in si duhet

Premier Ligës i është thënë se ata duhet ta përdorin si duhet VAR, si në gjithë botën, pasi që këta të fundit janë përpjekur që VAR mos t’iu marrë shumë kohë dhe ata ta shikojnë sa më pak atë. Trupi që bën ligjin në futboll i ka këshilluar Premier Ligën dhe ligat e tjera që ata të ndjekin të njëjtat hapa kur ata e përdorin teknologjinë VAR.

Kjo lëvizje vjen pasi që kishte shqetësime në Premier Ligë dhe Bundesligë veçanërisht të cilat e kanë përdorur ndryshe VAR, ndryshe nga ajo që e bën IFAB, trupi ligjor për arbitrim i FIFA-s.

“Çdo garë duhet të respektojë rregullat e ndeshjes dhe çdo dokument, udhërrëfyes apo qartësime që janë publikuar nga IFAB”, ka thënë sot zëdhënësi i IFAB.

Të mërkurën, IFAB ka lansuar një numër ligjesh të ndryshuar kohëve të fundit, përfshirë edhe problemin e VAR dhe mënyrën e ekzekutimit të penalltisë.

Premier Liga dhe Bundesliga preferojnë që mos ta shohin VAR nëse lëviz nga vija e golit portieri gjatë penalltisë, derisa VAR mund të intervenojnë vetëm nëse me VAR ka një gabim tepër të madh. Por, IFAB ka insistuar që VAR duhet të kontrolloj domosdoshmërish portierin dhe ekzekutuesin e penalltisë dhe ta shoh a është ekzekutuar penalltia si duhet.

As Premier Liga dhe as Bundesliga nuk i janë përgjigjur atyre me ndonjë koment këtë gjë.

Para fillimit të këtij sezoni, “Professional Games Match Officals Limited” (PGMOL), organizata e cila menaxhon me arbitrat në Premier Ligë, i ka thënë klubeve, menaxherëve dhe lojtarëve që VAR nuk do të përdorët në rastin e pozitës së portierëve gjatë penalltive.

Ky qëndrim erdhi pas kritikave të VAR në Botërorin e grave ku disa penallti janë ri gjuajtur pasi është parë lëvizja e portierit në video.

Ligj ka ndryshuar vetvetiu kohëve të fundit ku i lejon portierëve të lëvizin gjatë ekzekutimit të penalltisë, aq shumë sa që këmbët e tyre janë në vijën e golit.

IFAB po ashtu ka thënë, në korrikulën e tyre që nëse një portier e thyen këtë rregull, ata do të ndëshkohen me të verdhë, pavarësisht situatave të penalltive, qofshin ato pas shtesave.

Megjithatë, trupi ligjvënës ka thënë që VAR nuk duhet të përdorët atë shpesh për të parë vendimet e tyre dhe kanë ritheksuar që sistemi duhet përdorur vetëm atëherë kur ka “gabime të qarta”.