Partia Demokratike Shqiptare – dega Çair mbrëmë në mbledhjen e mbajtur e zyrtarizoi kandidaturën e Idriz Oranës për kryetar të komunës së Çairit për zgjedhjet e 15 tetorit, kurse për bartës së listës së këshilltarëve u zgjodh, Qemal Neziri. Punimet e kuvendit i ndoqi kryetari i PDSH-së, Menduh Thaci i cili në fjalimin e tij përshëndetës mes tjerash theksoi se PDSH në këtë komunë ashtu si edhe në komunat tjera, garon me kuadro të përgatitur profesionalisht dhe të formuar kombëtarisht. Idriz Orana është mjek-kirurg në qendrën Klinike në Shkup. Si këshilltarë në përbërjen e fundit të këshillit të qytetit të Shkupit nga radhët e PDSH-së ai njihet si këshilltari më i zëshëm shqiptar, një figurë emblematike e Çairit që në vazhdimësi ka luftuar për kërkesat e shqiptarëve të Shkupit.