Ndihmës sekretarja e përgjithshme për Ndihmat Humanitare të Kombeve të Bashkuara (OKB), Ursula Mueller, tha se për shkak të sulmeve ajrore dhe konflikteve në veri të Idlibit që nga 15 dhjetori janë zhvendosur 270 mijë persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Mueller, informoi në lidhje me gjendjen humanitare në Siri në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Ajo duke tërhequr vëmendjen për atë se 13,1 milionë njerëz kanë nevojë për ndihmë humanitare dhe mbrojtje, tha se 6,1 milionë njerëz janë zhvendosur brenda vendit, ndërsa 5,5 milionë të tjerë janë detyruar të strehohen nëpër vendet fqinje.
Mueller duke e akuzuar regjimin sirian për parandalimin e dhënies së ndihmave humanitare në rajonet që janë nën rrethim dhe të paarritshme, tha se në dhjetë ditët e para të muajit janar kanë humbur jetën 81 civilë, 25 prej të cilëve janë gra dhe 30 fëmijë në pjesët rurale të Damaskut dhe në Gutën Lindore.
21 persona që presin evakuim mjekësor kanë humbur jetën
Ndihmës sekretarja e përgjithshme duke njoftuar se në muajin dhjetor 29 persona janë evakuar nga rajoni, ndërsa kanë humbur jetën 21 persona që presin evakuim mjekësor tha se “Për shkak të sulmeve ajrore dhe konflikteve në veri të Idlibit, që nga 15 dhjetori janë zhvendosur 270 mijë persona”.
Ajo shtoi se nga afër ndjekin zhvillimet në Afrin.
“Fëmijët në Gutën Lindore përballen me kequshqyerje të jashtëzakonshme”
Ndërkohë Përfaqësuesi i Përhershëm i Francës në OKB, François Delattre, në një deklaratë për gazetarët tha se, tragjedia humanitare e cila është duke u përjetuar në Gutën Lindore dhe Idlib nuk është e pranueshme.
Ndërsa Përfaqësuesi i Përhershëm i Britanisë në OKB, Jonathan Allen, regjimi vitin e kaluar ka aprovuar vetëm 27 për qind të kërkesave të OKB-së të konvojeve të ndihmës humanitare.