Ai ka lansuar projektin e ri muzikor.
Këngëtari i talentuar që në publik do njihet me nofkën Gjesti, në kanalin Youtube ka hedhur këngën e quajtur ‘Idiote’.
Kënga u shkrua nga vet ai kurse regjistrimi e miksimi i takojnë Albos.
‘Idiote’ u finalizua edhe me klip nga Valon Aziri.
Ky projekt është vetëm çelësi i suksesit që e pret Gjestin.