Sirena dhe shpërthime dëgjohen në Jeruslame pas skadimit të afatit të caktuar nga grupet e rezistencës palestineze për tërheqjen e forcave izraelite. Sipas mediave izrealite Hamasi ka lëshuar disa raketa në Jeruslame.
Hamas thotë se raketat u lëshuan në përgjigje të veprimeve izraelite në Malin e Tempullit dhe trazirave në Sheik Jarrah. Më parë, Izraeli kërcënoi se nëse do të qëlloheshin me raketa Hamas do të marrë kundërpergjigje të ashpër.
Izraelitët vrapojnë në strehimore ndërsa sirenat paralajmëruese të raketave ndizen gjatë një marshimi të Ditës së Jeruzalemit në 10 maj 2021, pasi terroristët palestinezë në Rripat e Gazës qëlluan me raketa drejt Izraelit. (AP / Ariel Schalit)
“Ky është një mesazh që armiku duhet ta kuptojë mirë,” thotë një zëdhënës i Brigadave Izz al-Din al-Qassam.
Ndërkohë IDF në një sulm ajëror vrau tre anëtar të lartë të Hamasit në Gaza.
Ministria e shëndetësisë në Gaza tha se nëntë palestinezë u vranë në sulmet ajrore izraelite në territorin palestinez pas sulmit me raketa kundër Izraelit.