Shkup, 15 prill – Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në brifingun e djeshë me mediumet theksoi se është arritur përparim për pjeësn më të madhe të çështjeve në kontestin me emrin dhe se mbeten shtrirja e përdorimit dhe emri për përdorim ndërkombëtar.
Është e saktë se pjesa më e madhe e punëve janë zgjidhur dhe kjo, theksoi, i jep të drejtë të besojë se është bërtë hap përpara, por, theksoi se edhe ajo që është zgjidhur, mund të konsiderohet se është arritur vetëm nëse ka marrëveshje përfundimtare.
Lidhur me vërejtje greke për irredentizëm, Zaev konsideorn se duhet të gjenden formulime se nuk kemi pretendime territoriale, se nuk kemi për qëllim ta shkelim kufirin që na kufizon dhe se nuk kemi për qëllim të përzihemi në trashëgiminlë e Greqisë, njëkohësisht edhe ata në trashëgiminë tonë.
Zaev konfirmoi se referendum për emrin do të ketë, ndërsa pyetja është nëse do të jetë menjëherë pas marrëveshjes eventuale apo para hyrjes së Maqedonisë në BE dhe në NATO.
Për shtrirjen e përdorimit dhe kërkesën greke për erga omnes, Maqedonia është në qëndrimin se emri i kontraktuar duhet të jetë vetëm për përdorim ndërkombëtar pa ndryshim të Kushtetutës, sepse përdorimi vendor i emrit nuk ka kurfarë ndikimi ndaj Greqisë.
Për çështjen e identitetit, Zaev tha se Greqia ka mirëkuptim sepse bëhet fjalë për ndjenjë dhe përcaktim personal dhe nuk aludon në ndryshim.
“Ajo është çështje e ndjenjës dhe pala greke ka mmirëkuptim për këtë punë dhe është e rendit që atë ta prësëris për shkak se ajo është një nga momentet e para pozitive që u paraqitën. Kryeministri Cipras dhe ministri Koxias kanë mirëkuptim për identitetin. Identiteti është ndjenjë dhe nuk aludojnë në ndryshim të çështjeve të identitetit”, tha zaev.
Për shtetësinë, thotë se do të jetë në pajtim me emrin e ri që do të jetë për përdorim ndërkombëtar. “Sipas të gjitha gjasave do të ishte qytetar i Veriore/Së Epërme/E Vardarit apo ngjashëm, atë prë cilën do të vendosim, përmes fjalë[s Maqedoni. Unë pres të konfirmohen çështjet që tashmë janë përshkruar në grafat e KB-së siç është gjiha maqeodnase, me atë që absolutisht jemi të gatshëm t’i mënjanojmë të gjtha rezervat e tyre për ndonjë aludim të trashëgimisë apo ngjashëm, për arsye se nuk kemi për qëllim që me konfirmim të gjuhës sonë kushtetuese, gjuhës maqedonase të hyjmë në trashëgiminë e Greqisë”, theksoi kryeministri i Maqedonisë.
Sipas tij, secila zgjidhje që do të arrihet duhet të kalojë tek institucionet dhe qytetarët e të dy vendeve.
Ministri i Punëve të Brendshme, Nikolla Dimitrov në intervistë për emisionin “360 Gradë” lidhur me negociatat rrjedhëse për emrin tha se në Vjenë është arritur përparim i dukshëm kushtëzues, por ende mbeten të hapura dhe pa zgjidhje temat më të rënda, siç janë kërkesa greke për ndryshim të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë dhe përfshirja e përdorimit të zgjidhjes së re.
Ai konfirmoi se nga katër elementet kyçe në negociata (emri i ri i përbërë, prëfshirja, emërimi i gjuhës dhe i shtetësisë), akoma edhe një qëndron si dallim, që ndikon edhe në të tjerat.
“Në qëllimin tonë për t’u arritur distinksion më i madh sepse atë e kërkon Greqia, në interes të ardhmërisë sonë, hapjes së dyerve, investimit në këtë miqësi me fqinjin, për ne është me rëndësi të mos e prekim identitetin, sepse atë nuk mund ta emërojmë me marrëveshje, e as cila do politikë e tanishme, e ardhshme, e kaluar, mund ta bëjë atë, dhe këtu kemi sinjale nga Vjena, pas kësaj, tani, të cilat shkojnë në drejtim të mirë. Megjithatë, është shumë me rëndësi që kjo zgjidhje të jetë e qëndrueshme, ndërkaq për të qenë e qëndrueshme, ajo duhet të jetë dinjitoze dhe ende kemi dallim në elementin e përfhsirjes. Mendoj se është me rëndësi kur maten hapat dhe marrëvehsja e ardhshme, të mbahet llogari për regjimin e tanishëm juridik dhe marrëveshja të matet sipas realitetit, siç është tani, e jo në raport me pozicionet fillestare negociuese, sepse pozicionet fillestare negociuese mund të jenë edhe shumë larg realitetit”, tha Dimitrov.
Si procedurë politikisht joadekuate, qarqe të MPJ-së greke e karakterizojnë qëndrimin e partisë opozitare greke Demokracia e Re, “t’i vendosin në llogari të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe ministrit Nikos Koxias, qëndrimet e ministrit të Punëve të Jashtme të IJRM-së Nikolla Dimitrov”, bëri të ditur agjencia shtetërore greke e lajmeve ANA-MPA.
Reagimi jozyrtar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë ka të bëjë me deklaratën e përgjegjësit për politikë të jashtme Jorgos Kumucakos, i cili siç bëri të ditur mbrëmë MIA, dërgoi kritika deri te qeveria greke se “duket se pranon se Greqia, me qëllim ka aspirata irredentiste drejtë fqinjit” dhe se “logjika e identifikimit të Greqisë dhe Shkupit në çështjen e irredentizmit është e papranueshme”.
Të njëjtat qarqe (nga MPJ-ja greke) potencojnë se tashmë është koha që Demokracia e Re të tregojë seriozitet elementar në çështjet tona kombëtare, kanë komentuar qarqe nga MPJ-ja greke për ANA-MPA dhe kanë shtuar se “partia opozitare nuk ka të drejtë t’i vendosë në llogari të qeverisë qëndrimet e shteteve të treta”.
Siç lajmëron korrespondentja e MIA-s nga Athina, të njëjtat burime nga Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë, kanë përkujtuar se shefi i diplomacisë greke që nga 7 marsi i vitit 2015 qartë i ka vendosur çështjet me irredentizmin dhe se pa menaxhim efikas me to, nuk mund të ketë zgjidhje. Ndërsa në suaza të kësaj janë janë edhe riemërimi i aeroportit dhe autostradës.